Ish- drejtori i AUV Valdet Gjinovci, i ftuar në Euro T7, ka folur për edhe rezultatet lidhur me qumështoren VITA.

Gjinovci, ka thënë se rezultatet s’mund të vonohen më tepër se 72 orë, dhe se mostrat mund të merren edhe në pikat e shitjes, përcjell Gazeta Express.

‘’Tek rezultatet e qumështit dhe vonesat, mirëpo nuk mund të vonohen më tepër se 72 orë, përveç nëse dërgohen jashtë vendit. Mostrat mund t’i marrin edhe në pikat e shitjes. Mostra zakonisht kur merret merret në tresh. Duhet të ekzuitojë dialog mes industrisë dhe institucioneve ligj zbatuese. Institucionet zbatuese, autoritet kompetent nuk e kanë rolin e gjyqësor, por duhet të kenë edhe rolin këshillues.”, ka thënë ai mes tjerash.