Më 16 maj do të mbahet mbledhja e Kuvendit Zgjedhor të FFSHGJ-së.

Pikë e rendit të ditës ndër të tjera është edhe zgjedhja e kryetarit. Kandidaturën deri tash e ka shpallur edhe një nga themeluesit e FC Kosova, ish-kryetari i këtij klubi, Arben Kelmendi.

Ky i fundit është një kontribues i madh i zhvillimit të sportit shqiptar në Gjermani. Ai nuk është ndaluar asnjëherë në promovimin dhe mbështetjen e klubeve shqiptare në shtetin gjerman.

Kelmendi në shpalljen e kandidaturës së tij ka njoftuar se planet dhe vizionin e tij do ta paraqes në fjalën e tij kur të prezantoj para delegatëve programin e tij.

Secili klub shqiptar në Gjermani do të ketë nga tre delegat të cilët do ta zgjedhin kryetarin e ri.