LDK mban tubimin hapës të fushatës në Prishtinë, kandidatja Lushaku-Sadriu u bën thirrje qytetarëve
Sonte në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet takimi hapës i fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kandidatja për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij tubimi.
Lushaku-Sadriu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes, duke iu drejtuar qytetarëve me fjalët: “Për ju që i doni të mirën këtij vendi. Merrni me vete familjen, miqtë dhe ejani të bashkohemi për të festuar dhe rrugëtuar së bashku. Sepse të gjithëve na bashkon një dëshirë e përbashkët: për ta parë Kosovën dhe familjet tona me mirëqenie më të mirë, me jetë më perspektivë dhe me një shtet që përfaqësohet më denjësisht ndërkombëtarisht.”
