**Jenna Ortega shkëlqen në premierën e filmit të ri ‘Klara and the Sun’ me një fustan mahnitës**
Jenna Ortega ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj magjepsëse në premierën e filmit të ri “Klara and the Sun”, të zhvilluar të hënën në hotelin Crosby Street në Nju Jork.
Aktorja u shfaq me një fustan të ngushtë e me thekë, të zbukuruar me detaje argjendi dhe nuanca të verdha e pjeshkë, duke e plotësuar pamjen me taka elegante.
Në tapetin blu, Ortega, 24 vjeçe, u shoqërua nga kolegia e saj Amy Adams, e cila kishte zgjedhur një fustan të zi me prerje elegante dhe detaje të bardha në mëngë.
Dy aktoret po promovojnë filmin, i drejtuar nga Taika Waititi, i cili bazohet në librin e shkrimtarit Kazuo Ishiguro me të njëjtin titull.
Në film, Ortega interpreton Klarën, një robot të krijuar për të luftuar vetminë. Historia zhvillohet në një të ardhme alternative, ku përparimet teknologjike në inxhinierinë gjenetike kanë shkaktuar ndarje të thella mes njerëzve. Kur adoleshentja Xhosi (Josie) e vëren Klarën në vitrinën e një dyqani, ajo bind nënën e saj, Krisi (Chrissie), ta blejë robotin për t’i bërë shoqëri.
Në kastin e filmit përfshihen gjithashtu Stiv Busçemi (Steve Buscemi) dhe Natasha Lajon (Natasha Lyonne).
Megjithatë, pavarësisht promovimit dhe paraqitjeve publike të aktorëve, filmi është pritur me kritika të ashpra nga disa media të njohura. “Klara and the Sun” aktualisht mban vetëm 25 për qind vlerësim nga kritikët në platformën Rotten Tomatoes, bazuar në 12 recensione.
