Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndaluar punimet në dy objekte ndërtimi në Komunën e Obiliqit. Ky veprim vjen pasi, gjatë inspektimeve në terren, janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë që këto parregullsi paraqesin për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Punimet do të mbeten të ndalura derisa të eliminohen të gjitha parregullsitë e identifikuara dhe të plotësohen kërkesat ligjore në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.
