Mërgimtarët shqiptarë në Këln të Gjermanisë i janë bashkuar valës së protestave kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Organizata “Liria ka Emër” ka publikuar fotografi nga protesta, ku shihet se pjesëmarrësit mbajnë pankarta me fotografitë e Çlirimtarëve, duke pasqyruar thirrjen “Jo në emrin tim”.
Të veshur me ngjyrat kuq e zi, me flamuj dhe simbole kombëtare, protestuesit kanë shprehur qartë kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara.
