Ka nisur protesta në qendër të Prishtinës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës.
Në mesin e protestuesve janë parë edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së. Në protestë kanë marrë pjesë Endri Thaçi, djali i Hashim Thaçit, si dhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit.
Tubimi po mbahet nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa protestuesit kanë shprehur mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Gjatë protestës, nga turma janë dëgjuar vazhdimisht thirrje “UÇK”.
