Juventus e ka kryer marrëveshjen për blerjen e Kolo Muanit. Paketa totale kap vlerën e mbi 45 milionë eurove (huazim me detyrim blerjeje dhe përfshirje bonusesh).

Futbollisti kishte disa oferta, por dëshira e tij e vetme ka qenë transferimi në Juventus.

Lojtari i PSG-së do të prezantohet gjatë kësaj jave në Torino./Indeksonline/