Juventusi do të bëjë edhe një lëvizje në merkaton e verës.

Pas largimit të Jonathan David drejt Atletico Madridit, “Bianconerët” kanë arritur marrëveshje me Newcastlen për Nick Woltemaden.

Woltemade, do të vijë në një huazim të thjeshtë pa të drejtën e blerjes teksa tani pritet vetëm drita e gjelbër nga gjermani.

Ai bëri 51 paraqitje sezonin e kaluar me Newcastle, duke shënuar vetëm 11 gola dhe bëri 5 asistime./IndeksOnline/