Sting, me pasuri 550 milionë dollarë, shprehet: Nuk ua lë trashëgiminë fëmijëve, duhet të punojnë vetë
Këngëtari i njohur botërisht, Sting, me një pasuri të vlerësuar në 550 milionë dollarë, ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend t’u lërë trashëgiminë e tij fëmijëve.
Artisti 74-vjeçar theksoi në një intervistë se, ndonëse i mbështet financiarisht, dëshiron që ata të ndërtojnë vetë rrugën e tyre në jetë dhe të jenë të pavarur.
Ai nënvizoi se t’u thyesh fëmijëve se nuk kanë nevojë të punojnë është thellësisht e gabuar, pasi kjo qasje i dëmton dhe pengon zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
Sting u shpreh se fëmijët e tij tashmë posedojnë një etikë të fortë pune dhe janë mësuar të përpiqen me forcat e tyre për sukses. “Duhet të punoni,” citoi ai, duke shtuar se u ka siguruar arsimimin dhe kushtet bazë për jetën.
Këngëtari bëri të qartë se kjo qasje nuk është aspak e ashpër, por përkundrazi, një metodë për t’i bërë ata më të fortë dhe më të pavarur. Ai shtoi se fëmijët e tij rrallë kërkojnë ndihmë financiare prej tij, gjë që e vlerëson shumë.
Edhe në të shkuarën, Sting ka shprehur të njëjtin qëndrim, duke besuar se fëmijët duhet të arrijnë suksesin me meritat dhe mundin e tyre personal, pa u mbështetur në pasurinë e prindërve.
