Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, i cili u shoqërua nga Policia gjatë aksionit për rrënimin e një pike karburanti në Fushë Kosovë, ka folur për herë të parë në emisionin “Kosova Live” të T7 lidhur me ngjarjen.
Kryeziu ka shpjeguar arsyet e kundërshtimit të tij ndaj veprimeve në vendngjarje, duke ofruar versionin e tij mbi përballjen me zyrtarët policorë dhe ngjarjet që pasuan pas shoqërimit të tij në stacionin policor.
Ai ka detajuar komunikimin me Policinë e Kosovës, mënyrën e trajtimit gjatë ndërhyrjes, si dhe qëndrimin e tij rreth procesit të rrënimit të objektit.
Për më shumë detaje mbi deklaratat e tij dhe rrjedhën e ngjarjeve pas shoqërimit, ndiqni intervistën e plotë në videon e bashkangjitur.
