Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka drejtuar kritika kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me gjendjen e sistemit të arsimit në Kosovë. Ajo theksoi se të gjithë fëmijët e Kosovës meritojnë shkolla dhe çerdhe me standarde norvegjeze.
Lushaku-Sadriu ka shprehur shqetësimin se është tejet e dëmshme që fëmijët vazhdojnë të shkollohen në të njëjtën mënyrë si gjeneratat e kaluara.
Ajo ka ngritur dyshime nëse Kurti është i ndërgjegjshëm për gjendjen aktuale të sistemit arsimor, duke lënë të kuptohet se kjo mund të vijë nga fakti që ai vetë nuk e dërgon fëmijën e tij në shkollat publike të vendit.
“Të gjithë fëmijët e Kosovës i meritojnë shkollat e çerdhet me standard norvegjez,” deklaroi Lushaku-Sadriu, duke iu referuar vajzës së Kurtit.
