Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Hoxha, ka takuar mësimdhënësit në Babush.

Hoxha, ka bërë të ditur se mësimdhënësit kanë diskutuar për arsimin, sfidat në procesin mësimor, si dhe për nevojat e shkollave.

‘’Sot zhvilluam një takim me mësimdhënësit në Babush, ku diskutuam për arsimin, sfidat në procesin mësimor dhe nevojat e shkollave. Faleminderit për pritjen dhe bashkëbisedimin konstruktiv.

#Pdk125

#BedriHamza1

#BesimHoxha77’’, ka shkruar ai.