Katër protestues mbahen në paraburgim, pritet të paraqiten para gjykatës për masën e sigurisë
Katër nga 18 protestuesit e ndaluar gjatë tensioneve të regjistruara në protestën e zhvilluar paraditen e sotme para Kuvendit, do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Sipas raportimeve të Top Channel, bëhet fjalë për protestuesit që u kapën në flagrancë, teksa shkatërronin një automjet të policisë.
Brenda një afati 72-orësh, ata pritet të paraqiten para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, katër të ndaluarit akuzohen për veprën penale “Shkatërrim i pronës”.
Në total, policia shoqëroi dhe ndaloi 18 persona pas incidenteve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku mbetën të plagosur nëntë (9) punonjës policie dhe u lënduan pesë (5) protestues.
