**Katër të lënduar në aksidentin në Zborc të Shtimës, policia jep detaje**

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zborc të komunës së Shtimes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar lajmin për IndeksOnline.

Sipas Veselit, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri me targa vendase dhe tjetri me targa të huaja.

Ai shtoi se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Veseli theksoi se: “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së komunikacionit rrugor, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që çuan drejt aksidentit.”

Burimi: IndeksOnline