Një incident ka ndodhur mesditën e djeshme në Prishtinë, ku një viktimë, femër kosovare e pësoi keq.

Ajo u sulmua fizikisht nga 4 vajza, të cilat ia morën me forcë paratë, shkruan IndeksOnline.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Sulm” dhe “Grabitje”./IndeksOnline/