Kendall Jenner është kritikuar ashpër për një video reklamuese për L’Oréal Paris.
Përdoruesit e mediave sociale e akuzuan modelen 31-vjeçare se vetëm sa bëri sikur e aplikoi produktin në fytyrë gjatë promovimit të pudrës. Jenner ka qenë ambasadorja globale e markës franceze të kozmetikës që nga korriku i vitit 2023, transmeton Indeksonline.
Në një video të postuar në TikTok më 1 nëntor, modelja promovon fondatinën Infallible Cushion, e cila kushton 19.99 dollarë (rreth 17 euro). Videoja në stilin ASMR tregon Kendall, të veshur me një rrobë të bardhë, duke ia treguar produktin kamerës dhe më pas duke e prekur butësisht aplikuesin në fytyrë.
Vëmendja e shikuesve u tërhoq nga një detaj që i bëri shumë njerëz të dyshonin në vërtetësinë e reklamës. Konkretisht, ata pretendojnë se nuk kishte asnjë produkt në aplikuesin që Jenner përdori për të aplikuar pudrën.
Videoja u bë virale edhe në Reddit, ku përdoruesit e komunitetit xheloz ndaj Kardashian komentuan performancën e saj. “Seriozisht? Ajo as nuk po përpiqet ta fshehë më,” shkroi një përdorues. “A e dinë ata që mund të shohim se nuk ka asgjë në atë jastëk?” pyeti një tjetër./Indeksonline/

