Këngëtarja e njohur shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh nostalgjik nga fëmijëria, duke shkaktuar një valë kujtimesh përmes rrjeteve sociale.

Në fotografinë e publikuar, këngëtarja shfaqet si fëmijë në Nju Jork, me flokët e lidhur dhe e veshur thjesht me një triko të kuqe. Ajo e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Gjithmonë kam qenë ajo vajzë.”

Postimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen, duke marrë një numër të madh reagimesh dhe pëlqimesh nga fansat, të cilët kanë komentuar me nostalgji dhe humor. Kjo ka bërë që fotografia të shpërndahet gjerësisht dhe të bëhet menjëherë virale në internet.