Humbja e Argjentinës nga Spanja në finalen e Kupës së botës ende dhemb.
Ndërkoh tifozët e “La Albiceleste” nisën një peticion, ku kërkojnë përseritjen e ndeshjes, pasi nuk pajtohen me vendimet e gjyqtarit kroat Slavko Vinçiç, shkruan IndeksOnline.
Në anën tjetër, Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, iu ka bërë thirrje tifozëve që të pajtohen me humbjen, pasi Argjentin nuk arriti ta mposhte Spanjën, dhe duhet ta pranojnë me realitietin.
“Nuk arritëm ta mposhtnim Spanjën. Ata ishin më të mirë, fituan me meritë dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Në sport mëson edhe duke i pranuar humbjet me të njëjtin dinjitet me të cilin feston fitoret.
Po, humbëm një finale. Por është gjithashtu e vërtetë se ky grup i ka dhuruar gëzim të jashtëzakonshëm vendit tonë. Argjentina kishte festuar që më herët, sepse kjo skuadër tregoi edhe një herë pse do të thotë kaq shumë për popullin tonë.
Humbja dhemb. Dhemb sepse jemi konkurrues, sepse jemi kombëtarja më e suksesshme në histori dhe vendi i dytë nuk na mjafton kurrë. Dhemb sepse jemi mësuar të luftojmë deri në fund dhe sepse vazhdojmë të jemi një nga dy ekipet më të mira në botë”, ka deklaruar Tapia./IndeksOnline/
