**Publikohen çmimet maksimale të karburanteve për 26 dhe 27 korrik 2026**

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë publik çmimet maksimale të lejuara për karburantet, të cilat do të jenë në fuqi për datat 26 dhe 27 korrik 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i naftës (diesel) është vendosur në 1.72 euro për litër. Benzina do të shitet me një çmim maksimal prej 1.52 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) arrin në 0.60 euro për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00 e ditës së diel, 26 korrik dhe do të jenë të vlefshme gjatë gjithë ditës së hënë, 27 korrik 2026.