Doarsa Kica-Xhelili, përfaqësuese e LDK-së, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje (VV) më në fund ka pranuar se nuk e dëshironte Vjosa Osmanin si presidente të vendit.
Kica-Xhelili theksoi në emisionin “Pressing” të T7 se ky pranim erdhi drejtpërdrejt nga deklaratat e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.
Deputetja e LDK-së kritikoi qeverisjen aktuale, duke shpjeguar arsyen e shkuarjes në zgjedhje të reja. Ajo deklaroi:
“Ne po shkojmë në zgjedhje sepse, fatkeqësisht, pushteti është i pangopshëm. Ai na ka dërguar në zgjedhje pasi dëshiron t’i ketë të gjitha dhe nuk arrin të bëjë kompromise apo marrëveshje politike.”
Kica-Xhelili shprehu kënaqësinë që, pas disa muajsh, Vetëvendosje e pranoi hapur këtë gjë.
“Më vjen mirë që pas disa muajsh, më në fund e pranuan se ata vetë nuk e kanë dashur presidenten Vjosa Osmani, gjë e cila u tha nga Albin Kurti dhe Glauk Konjufca,” përfundoi ajo.
