Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese; afati përfundon më 2 nëntor 2026
Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e tij të parë, ka vendosur të shpallë thirrjen publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj.
Kryetari i këtij komisioni, Vigan Qorrolli, bëri të ditur se thirrja publike do të nisë nesër dhe do të jetë e hapur për 20 ditë, duke përfunduar më 2 nëntor 2026. Ai theksoi se ekzistojnë dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, të mbetura nga legjislatura paraprake. Për këtë arsye, komisioni e mbajti mbledhjen e parë dhe vendosi për shpalljen e thirrjes publike.
Qorrolli sqaroi se, në përputhje me ligjin, kandidaturat mund të propozohen nga institucionet e drejtësisë, si dhe nga individët që dëshirojnë të vetëkandidohen.
Pas përfundimit të afatit për aplikim, komisioni do të shqyrtojë dosjet e pranuara dhe do të zhvillojë intervistat me kandidatët. Më pas, komisioni do të vlerësojë kandidaturat e secilit aplikant. Kandidatët e përzgjedhur, të cilët plotësojnë kushtet ligjore, do t’i propozohen Kuvendit për miratim në seancë plenare.
