**Obiliqi dhe Millosheva pa ujë të enjten, më 15 tetor 2026**

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU “Prishtina”) ka njoftuar se të enjten, më 15 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në qytetin e Obiliqit dhe në fshatin Milloshevë.

Kjo ndërprerje, sipas njoftimit të kompanisë, vjen si pasojë e punimeve të planifikuara në rezervuarin e qytetit dhe do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 18:00.

KRU “Prishtina” ka siguruar se ekipet e saj do të angazhohen maksimalisht për përfundimin e punimeve brenda afatit të paraparë.

Pas rikthimit të furnizimit me ujë, kompania u ka kërkuar konsumatorëve që t’i lënë rubinetat hapur për disa minuta, pasi uji mund të jetë përkohësisht i turbullt.