Konfirmohet dëmtimi i Raphinhas, humbet ndeshjen ndaj Skocisë.
Futbollisti brazilian Raphinha ka pësuar një dëmtim të ri mbrëmë, duke konfirmuar mungesën e tij në ndeshjen ndaj Skocisë.
Gjatë ndeshjes kundër Haitit, ai u detyrua të largohet nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë. Dëmtimi i tij është muskulor, më saktësisht në kofshën e djathtë.
Fillimisht qarkulluan zëra se ky dëmtim mund ta privonte Raphinhan nga i gjithë Kampionati Botëror. Megjithatë, këto zëra u mohuan shpejt, pasi rikuperimi i tij pritet të jetë në kohë për fazat e tjera të garës.
Brazili do të zhvillojë ndeshjen e tij kundër Skocisë më 25 qershor.
(Burimi: IndeksOnline)
