**Shoferi nga Gjilani gjobitet për tejkalim të rrezikshëm**

Një shofer në Gjilan është gjobitur nga policia, pasi më 3 maj ai kishte shkelur rregullat e trafikut duke kryer një tejkalim të parregullt dhe të rrezikshëm, duke vënë në rrezik sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, ky veprim i paligjshëm është dokumentuar përmes pamjeve video, të cilat janë realizuar nga qytetarët dhe shfaqin momentin e tejkalimit të rrezikshëm në rrugë.

Pas marrjes së këtyre pamjeve, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ndërmori menjëherë veprimet e nevojshme, duke identifikuar vozitësin dhe duke i shqiptuar atij një gjobë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.