**Kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Antalya; Konjufca detajon takimin me Gjuriqin**

Kreu i diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca, ndodhet në Antalya, ku po merr pjesë në Forumin Diplomatik.

Konjufca bëri të ditur se mori pjesë në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga kryediplomati turk, Hakan Fidan.

Gjatë takimit, Konjufca theksoi se u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar pranë rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë.

“Diskutuam gjithashtu për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin e tyre në rajonin tonë dhe më gjerë,” shkroi Konjufca.