Një veturë e parkuar është dëmtuar sot në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, pas rrëzimit të një lisi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Teatrit të qytetit, ku sipas dëshmitarëve pema është rrëzuar dhe ka rënë mbi automjetin e parkuar.
Si pasojë e incidentit, vetura ka pësuar dëmtime materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
