Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar për Ekonomia Online se Kryesia e kësaj partie do të mblidhet në orën 10:00.

Ndërkohë, dita e sotme shënon fundin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Nëse deri në mesnatë nuk arrihet të zgjidhet një kreu i ri i shtetit, Kosova do të përballet me ciklin e katërt zgjedhor brenda dy vjetësh.