Kryetari i Berlinit: Sulm i dyshuar islamist ndaj demokracisë sonë liberale
Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, ka dënuar ashpër sulmin e djeshëm ku një makinë u përplas me turmën pranë festimeve të Paradës së Krenarisë në kryeqytetin gjerman, duke lënë një të vdekur dhe 16 të plagosur.
Wegner e quajti ngjarjen një “ditë të errët”, por theksoi se ajo ishte paraprirë nga një “ditë e ndritshme dhe plot ngjyra, që tregoi sesa i hapur dhe i larmishëm është ky qytet”. Ai theksoi se Berlini po shfaqej si një “qytet i lirisë” dhe se “të jesh plot ngjyra është në fakt diçka e bukur”.
Më tej, Wegner shprehu se sulmi “është një sulm i dyshuar islamist ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës, ndaj demokracisë sonë liberale, ndaj hapjes sonë dhe ndaj lirisë sonë”, raporton BBC.
Kryebashkiaku njoftoi se do të mbahet një ceremoni përkujtimore dhe se qytetarët do të marshojnë së bashku drejt Portës së Brandenburgut. Ai shtoi se flamujt në bashkinë e qytetit janë ulur në gjysmështizë, në shenjë zie.
Policia gjermane është vënë në kërkim të një 21-vjeçari, i cili besohet se ka lidhje me qarqe islamiste, pas këtij incidenti tragjik.
