Kryeziu kritikon Qeverinë: Me buxhet 20 miliardë eurosh, nuk arritën të shtrojnë 2 kilometra rrugë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mosfinalizimin e një segmenti rrugor në Lipjan. Ai theksoi se projekti, me një gjatësi prej rreth dy kilometrash, po zvarritet prej disa muajsh, duke shkaktuar vonesa të pajustifikueshme.

Kryeziu akuzoi ekzekutivin për mungesë efikasiteti në realizimin e projekteve infrastrukturore, pavarësisht buxhetit të konsiderueshëm shtetëror. Ai premtoi se, në rast se PDK vjen në pushtet, të gjitha projektet e këtij lloji do të përfundojnë me shpejtësi dhe efikasitet.

“Me 20 miliardë euro buxhet, për gjashtë vjet nuk kanë qenë në gjendje t’i shtrojnë 2 kilometra rrugë. Kjo qeveri nuk e meriton asnjë ditë në pushtet pas 7 qershorit!” – u shpreh ai.