Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se Kurti e uroi z. Buzhala për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e saj.
Buzhala ishte kandidat në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, por nuk arriti të siguronte një mandat deputeti.
