Miftaraj: Kosova ra nga Top 60 në vendin e 99 për lirinë e shprehjes, rrezikon të bjerë edhe më poshtë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), deklaroi në emisionin “Pressing” të T7 se, kur kryeministri Albin Kurti erdhi në pushtet, Kosova ishte pozicionuar mes 60 vendeve më demokratike në botë përsa i përket lirisë së shprehjes. Aktualisht, vendi ynë renditet në pozicionin e 99-të.

Miftaraj shprehu shqetësimin se Kosova rrezikon të tejkalojë shifrën 100 në renditjen e këtij viti.

“Kur Albin Kurti erdhi në pushtet, e gjeti Kosovën mes 60 vendeve më demokratike të botës për lirinë e shprehjes,” theksoi Miftaraj. “Kosova ka qenë shembull për rajonin dhe për shtetet e Bashkimit Evropian. Sot, Kosova renditet në vendin e 99-të… Kishte një mundësi unike që renditja të ishte më e mirë se 99-ta, por fatkeqësisht, nëse situata vazhdon kështu, dyshoj se do ta tejkalojmë shifrën 100 këtë vit,” shtoi Miftaraj gjatë intervistës në Pressing, transmeton Express.