Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte nevojë për një fitore tjetër, por blloku opozitar kishte nevojë për një humbje tjetër.
Këto komente ai i bëri gjatë një ndalese për kafe në Drenas, teksa ishte rrugës për në Gjakovë. Kurti theksoi gjithashtu se regjistrimi i mërgatës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit ka shënuar rekord.
Në Gjakovë, Lëvizja Vetëvendosje do të prezantojë sonte kandidatët e saj për deputetë.
Ai citoi, duke thënë: “Rrugës për Gjakovë, ku sonte në orën 19:30 kemi tubimin e prezantimit të kandidatëve, ndaluam në Arllat të Drenasit për një kafe dhe ëmbëlsirë, të dyja të përgatitura me zemër. Dhe aty ku është zemra, natyrisht është edhe numri 116. Shihemi në Sallën e Sporteve “Shani Nushi”.”
