Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për vrasjen e Arlinda Zekaj, tha se “është tejet tronditëse” vrasja mizore ndaj saj.
Fjalim e tij, Kurti e nisi kështu; “një bashkëqytetare e jona kërkoi por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë”, tha Kurti.
“Arlinda Zekaj u vra dje, vrasja mizore është tejet tronditëse për të gjithë ne. Tri ditë para se të vritej Arlinda i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun e jetës së saj, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë dhe të menjëhershëm, ndërkohë që dorasi është në arrati. Pra ende nuk është arrestuar…Prokuroria dhe përgjegjësit duhet të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj, pse paralajmërimi për rrezikun ndaj jetës nuk është parandaluar me masa mbrojtëse dhe nëse ka pasur neglizhencë ose mosveprim nga ana e zyrtarëve përgjegjës, cdo shkelje duhet të zbardhet dhe cdo përgjegjësi duhet të trajtohet sipas ligjeve…”, shtoi Kurti, transmeton Gazeta Express.
