Xhavit Musa, i kërkuar nga Interpoli për vrasje dhe krime të tjera të rënda
Xhavit Musa, një person i akuzuar për vrasje në Maqedoninë e Veriut, vijon të jetë në arrati. Organet e rendit nuk kanë arritur ta kapin atë, dhe sipas informacioneve, ai ndodhet jashtë vendit. Kjo ka bërë që ndaj tij të lëshohet një fletarrest ndërkombëtar. Kështu raporton IndeksOnline.
Musa, i njohur për të kaluarën e tij kriminale, dyshohet se u arratis menjëherë pas vrasjes së fundit për të cilën akuzohet. Prej më shumë se një viti, ai i ka shpëtuar drejtësisë. Ai nuk kërkohet vetëm për këtë rast; dyshohet gjithashtu për përfshirje në një tjetër vrasje të rëndë.
Përpos akuzave kombëtare, Musa është në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpoli. Veprat kriminale për të cilat akuzohet përfshijnë: kontrabandim migrantësh, vrasje, mbajtje të paligjshme të armëve dhe materialeve shpërthyese, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
