Me 80 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se nuk ka qenë i ftuar në diskutime për këtë projektligj, mirëpo ka marrë komente nga shumë akterë.

“Gjithashtu shfrytezoj rastin që para jush deputetë të nderuar dhe qytetarë të ndëruar, të spjegohem dhe të kërkoj falje për mospjesëmarrjen time në diskutimet për ligjin që janë bërë në komisionin parlamentar, por sinqerisht besoj se atë mund ta vërtetoni nga sekretaria e Kuvendit, unë nuk kam qenë i ftuar, dhe fakti që nuk kam qenë i ftuar nuk kam pasur ftesë se kur qysh tek që duhet të  vijë, domethënë ftesë për këtë diskutim, që jam plotësisht dakord me juve që  diskutimet që do t’i kishim bërë brenda, sigurisht që do të kishin prodhuar rezultat edhe në kundërshtimet potenciale që kishim mujt mi pas më njëri tjetrin.

Nuk është hera e parë që vjen në Kuvendin e Kosovës, siç e dini në fundin e vitit 2024 ky ligj veç ka kaluar dhe për shkaqe procedurale është kthyer nga Gjykata Kushtetuese. ka pasur diskutime konsultime paraparake dhe disktuime publike dhe në këtë fazë Ministria e Shëndetësisë ka pranuar shumë komente nga zyra për planifikimin strategjik në zyrën e Kryeministrit, nga Banka botërore, nga UNCR-ja, nga Qendra e Rehabilitimit për të mbijetuarat e traumës, nga Byrojë Kosovare e Sigurimit, nga Asociacioni i Spitaleve Private, nga Oda Ekonomike Amerikane, nga Shoqata e të drejtave të pacientëve në Kosovë dhe janë riformuluar dispozitat juridike me ATK-në, ministrinë e drejtësisë dhe Financave”, tha Vitia./EO/