**Gjendet pa jetë një i ri në Klinë, dyshohet për vetëvrasje**
Një i ri është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në fshatin Jelloc të Komunës së Klinës. Viktima është identifikuar si Floralb Zeka, banor i po këtij fshati.
Burime pranë rastit bëjnë të ditur se dyshohet për vetëvrasje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai theksoi se: “Ditën e martë, rreth orës 06:20, policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.”
Rugova shtoi se, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.
