Skuadra e Lecce mbrëmë ka pësuar humbje ndaj Bolognas me rezultatin 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.
Goli i dytë i vendasve erdhi falë një gabimi të mesfushorit, Ylber Ramadani, shkruan Indeksonline
Ramadani goditi me top lojtarin kundërshtar me qëllim dhe iu krijua një rast i mirë.
Të cilin vendasit e shfrytëzuan për mrekulli duke shënuar për 2:0. Mesfushori shqiptar protestoi te gjyqtari, por sipas tij ishte gol i rregullt./Indeksonline/
