Kylie Jenner ka vënë në pah gjoksin e saj të zmadhuar teksa pozonte me një prej veshjeve më të fundit të linjës së saj të njohur Khy.

29-vjeçarja publikoi të shtunën në Instagram Story një fotografi ku shfaqej e veshur me një fustan të zi, pa rripa, nga koleksioni i saj, i cili u lançua në vitin 2023, transmeton Indeksonline.

Kylie e realizoi foton para pasqyrës, duke e kapur veten nga qafa e poshtë, ndërsa në pah ranë dekolteja e saj dhe këmbët e tonifikuara.

Ylli i “Kylie Cosmetics” kishte befasuar fansat në vitin 2025, kur për herë të parë zbuloi publikisht detajet e ndërhyrjes së saj në gjoks, duke treguar se kishte vendosur implante prej 445 cc, pas vitesh spekulimesh.

Por duket se Kylie nuk është mjaftuar me kaq. Së fundmi, nëna e dy fëmijëve pranoi se dëshiron t’i bëjë implantet edhe më të mëdha.

Ajo e bëri këtë deklaratë muajin e kaluar gjatë një episodi të podcastit “Better Half with Stas & Vic”, i cili drejtohet nga mikeshat e saj të ngushta, Anastasia “Stassie” Karanikolaou dhe Victoria Villarroel./Indeksonline/