**Rëndësia e larjes së rrobave të reja për fëmijë para veshjes: Një paralajmërim nga një nënë**

Këshilla për të larë rrobat e reja para se t’i vishni është një udhëzim i njohur, i cili shpesh gjendet i shtypur edhe në etiketat e veshjeve. Megjithatë, sa e rëndësishme është vërtet ndjekja e këtij udhëzimi?

Samantha Maree Spenser nuk e mori seriozisht këtë këshillë, derisa djali i saj i vogël, Parker, u prek rëndë pasi veshi një rrobë të re, të sapoblerë.

“Sapo u kthyem në shtëpi, ai kishte skuqje dhe shenja në fytyrë,” rrëfeu ajo për Kidspot, histori e botuar edhe nga Femina. “Ne menduam se ishte thjesht një shenjë e sëmundjes, por ai shkoi në shtrat dhe u zgjua duke bërtitur. Fytyra e tij ishte e fryrë plotësisht, ndaj u nisëm menjëherë për në spital, ku gjendja e tij vetëm sa u përkeqësua.”

Mjekët në spital i shpjeguan Samanthës se Parker me shumë mundësi kishte reaguar ndaj kimikateve të përdorura për trajtimin e pëlhurës së rrobës që kishte veshur.

Për këtë arsye, nëna tashmë u bën thirrje të gjithë prindërve të jenë më të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë larjen e rrobave të reja para se t’ua veshin fëmijëve, me qëllim që t’i mbrojnë të vegjlit e tyre nga rreziqe të tilla shëndetësore.