Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) ka njoftuar se nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare të vendit, si për hyrje ashtu edhe për dalje.

Sipas njoftimit të tyre, trafiku në rrugët e vendit zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të thata. Jashtë zonave urbane, trafiku ka shënuar një intensitet të shtuar.

LAMM u bën thirrje shoferëve që të jenë të vëmendshëm ndaj shpejtësisë, veçanërisht nëpër luginat e vendit, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.