Lara Colturi Bën Histori në Ski Alpine, Haradinaj: Krenari për të Gjithë Shqiptarët

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar si historik suksesin e Shqipërisë në sportin e skive, pas triumfit të Lara Colturit në Kupën e Botës.

Të shtunën, skiatorja shqiptare Lara Colturi fitoi Kupën e Botës në Ski Alpine, duke shënuar një arritje të paprecedentë për vendin.

Lidhur me këtë ngjarje, Haradinaj theksoi se ky sukses i bën krenarë të gjithë shqiptarët.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan: “Lara Colturi bëri histori! Për herë të parë, Shqipëria në majën e Kupës së Botës në Ski Alpine! Një sukses që i bën krenarë të gjithë shqiptarët!”