**LDK braktis seancën e Kuvendit, kundërshton insistimin e Haxhiut për votimin e nënkryetarit pa respektuar procedurën**
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës. Kjo ndodhi pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tentoi të hidhte në votim propozimin e LDK-së për nënkryetar, pa marrë më parë pajtimin e grupit parlamentar të LDK-së.
Përfaqësues të LDK-së theksuan se është thelbësore të respektohet procedura dhe se duhet të zgjidhet fillimisht nënkryetari i dytë i Kuvendit. Ata deklaruan: “Të zgjidhet nënkryetari i dytë, është e rëndësishme të respektohet procedura.”
