**Kujtim Shala zbulon detajet e marrëveshjes LDK-Osmani: Vjosa Osmani kandidate për presidente, Lumir Abdixhiku për kryeministër**

Kujtim Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka zbuluar detajet e marrëveshjes së pritshme mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit, e cila pritet të zyrtarizohet të shtunën. Këto deklarata, Shala i bëri gjatë një interviste në emisionin “Pressing” në T7.

Sipas Shala, Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe kandidate për postin e presidentit, ndërsa Lumir Abdixhiku do të kandidojë për kryeministër.

Shala theksoi se të shtunën pritet të finalizohen detajet e plota të marrëveshjes, duke e përshkruar atë si “një lloj bashkimi në garën elektorale”.

I pyetur nëse personalisht ai kishte qenë pro këtij bashkimi, Shala deklaroi se në parim është “pro të gjitha bashkëpunimeve”. Ai shtoi gjithashtu se pa Vjosa Osmanin, LDK-ja kishte humbur një pjesë të elektoratit.