Ish-banorja e “BBVK”, Lela Seferi, ka ndarë një reflektim personal për ndjekësit e saj, duke treguar se si ka ndryshuar me rritjen dhe përvojat e jetës.
“Kur jom kan ma e vogel jom kan shumë ma e lidhur me sendet e mija, zakonisht nuk kom fal, po m’kan fal…”, ka shkruar ajo, duke theksuar se sot ka një qasje krejt tjetër ndaj jetës dhe njerëzve përreth saj, përcjell Indeksonline.
Ajo shton se tashmë përpiqet të japë më shumë për ata që ka afër dhe nuk i kursen ndjenjat apo mbështetjen.
“Nuk tregoj asnjëherë sa boj e çka boj për njerëzit rreth meje, po jom shumë proud për gjithçka që kom kalu”, ka përfunduar ajo mesazhin e saj.
Postimi i saj ka marrë vëmendje në rrjet, duke u komentuar për sinqeritetin dhe anën emocionale që ka shfaqur./Indeksonline/

