Leo Messi zhvillon videothirrje motivuese me lojtarët e Cornella-s
**Leo Messi, si pronar i ri, ka zhvilluar një videothirrje me lojtarët e skuadrës spanjolle Cornella, duke i motivuar ata para ndeshjeve të fundit të sezonit. Ditë më parë, mbreti i futbollit bleu klubin që garon në ligën e tretë spanjolle.**
Gjatë videothirrjes, “Pleshti” iu drejtua lojtarëve me fjalë frymëzuese: “Doja të prezantohesha dhe t’ju përshëndesja, si dhe t’ju njoftoja se jemi këtu për t’u rritur dhe për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundemi. Jemi shumë të emocionuar për këtë projekt të ri. Po ju ndjek dhe mbështes çdo fundjavë”. Lojtarët reaguan me duartrokitje entuziaste ndaj mesazhit të tij.
Më tej, “numri 10” shpjegoi se ndjek ndeshjet e ekipit përmes mediave sociale, duke dëshmuar kështu lidhjen e tij të ngushtë dhe angazhimin aktiv ndaj funksionimit të përditshëm të klubit.
/Indeksonline/
