Selin Bollati dhe DJ Gimbo, një prej çifteve më të komentuar nga publiku shqiptar, kanë rrëfyer së fundmi detaje të veçanta nga marrëdhënia e tyre.

Gjatë intervistës, DJ Gimbo u surprizua me një mesazh të ngrohtë nga Toni, babai i Selinës, i cili kishte përgatitur një letër me fjalë vlerësimi për të.

“Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je. Në çdo hap që hedh, gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, por edhe familjen time. Ju puth fort të dyve. Shihemi atje, te vendi”, thuhej në mesazh.

Fjalët e tij e emocionuan DJ Gimbon, i cili shprehu publikisht mirënjohjen dhe dashurinë për babain e partneres së tij.

“Shumë faleminderit, të dua”, u përgjigj ai.

Selin dhe Gimbo u njohën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 5”, ku nisi edhe historia e tyre e dashurisë. Pas përfundimit të eksperiencës në reality show, çifti e ka vazhduar marrëdhënien, duke ndarë herë pas here me publikun momente nga jeta e tyre së bashku.