Lëvizjet dyshimta me automjet, 19-vjeçari shqiptar arrestohet për trafik kokaine në Itali

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Torvaianica të Italisë, nën akuzën e trafikut të kokainës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, iu gjetën 90 doza kokaine, të gatshme për shitje, si dhe një sasi parash. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar një rrjet të mundshëm të organizuar të trafikut të drogës.

I riu ra në sy të karabinierëve gjatë një patrullimi, për shkak të lëvizjeve të dyshimta me automjetin e tij. Kjo i shtyu oficerët ta ndalonin për një kontroll të imtësishëm.

Gjatë kontrollit të personit dhe automjetit, karabinierët zbuluan 90 doza kokaine të fshehura në një ndarje poshtë shpejtësimatësit. Gjithashtu, u gjetën 130 euro në para të gatshme, të cilat dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të kokainës.

Mënyra e fshehjes së drogës ishte e sofistikuar, projektuar për të shmangur kontrollet, çka sugjeron një operacion të gjerë të trafikut të kokainës, i cili mendohet se ka funksionuar prej kohësh në zonën bregdetare jugore të Lacios.

Pas masës së sigurisë, gjykata vendosi arrest shtëpiak për shqiptarin dhe një proces të përshpejtuar gjyqësor me gjykim të shkurtuar.