Liverpool ka finalizuar një marrëveshje parimore me trajnerin Andoni Iraola, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës. Ky zhvillim vjen pas largimit të Arne Slot. Drejtuesit e klubit anglez intensifikuan kontaktet me teknikun spanjoll gjatë 48 orëve të fundit, duke rënë dakord mbi termat kryesorë të bashkëpunimit. Marrëveshja konsiderohet e arritur në nivel parimor dhe formalizimi i saj pritet të bëhet në ditët në vijim. Iraola, i cili ka lënë përshtypje pozitive me punën e tij në futbollin anglez, do të drejtojë projektin sportiv të Liverpoolit në këtë fazë të rëndësishme tranzicioni për klubin.