**Lladrovci Përkujton Sabit Veselin: Ishte Frymëzim për Rininë Atdhetare**

Me rastin e 16-vjetorit të ndarjes nga jeta të atdhetarit Sabit Veseli, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ai ka qenë një frymëzim i madh për rininë atdhetare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci shkroi:

“Sabit Veseli, një nga bijtë më të çmuar të kombit, ka sot përvjetorin e ndarjes nga jeta. Me nderim e kujtoj vendosmërinë, vizionin dhe qartësinë e tij në veprime, në përputhje me gjendjen e Kosovës së okupuar për gati një shekull.

Ai ishte një frymëzim për rininë atdhetare që nga vitet ’80. Me veprimtarinë e tij, dëshmoi se lufta çlirimtare ishte rruga drejt lirisë sonë, dhe se shpirti e thelbi i saj u materializuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me aleatët tanë historikë.

Sabitin do ta kujtoj si një shok dhe bashkëluftëtar shembullor, mungesa e të cilit ndihet në Kosovë, nga familja dhe bashkëluftëtarët. Lavdi jetës dhe veprës së Sabit Veselit!”